Katë ndërtime pa leje janë konstatuar nga policia në Sarandë e Ksamil.

Policia njofton se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: B. M., 41 vjeçe, E. Ll., 38 vjeç, A. Z., 31 vjeç dhe B. H., 39 vjeç.

Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, 3 shtetasit e parë janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në zona bregdetare në Ksamil, ndërsa shtetasi B. H. është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në zonë urbane.

Operacioni policor “Coastline”, për goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijon.

Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, në kuadër të operacionit “Coastline”, janë goditur 16 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilat ka nisur procedimi penal për 16 shtetas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA