Ish-agjentja e KGB e stërvitur në një akademi me Putin, tregon teknikat dhe hapat e mundshëm të presidentit dinak (fotot)

24/07/2023 15:37

Një ish-agjente ruse KGB që tashmë jeton një jetë eksravagante në Perëndim, thotë se është stërvitur në të njëjtën akademi ushtarake me Putin dhe e njeh mirë se çfarë “manipulatori” është.

38 vjeçarja Aliia Roza, tashmë mësuese zhvillimi personal, thotë Putin se “i ka bërë manipulim mendor popullatës” duke përdorur teknikat famëkeqe të shërbimeve sekrete, për të mos ngritur krye kundër tij.

Nëna e një fëmije thotë se trajnimi ushtarak dhe ai i psikologjisë së spiunazhit që Putin ka marrë, e kanë ngritur në pushtet, dhe se prapa imazhit të tij të forcës e trimërisë është në fakt një manipulator e intimidues.

“Ai është bërë i fuqishëm nga teknikat që ka mësuar… ato i njoh edhe unë, i njohin të gjitha shërbimet sekrete, dhe më pas i përdorin kundër të mirës morale”, tha Aliia sipas rrjetit britanik The Sun.

“Për fat të keq asgjë nuk ka ndryshuar që prej kohës së komunizmit, megjithëse mund të duket ndryshe në fasadë, ashtu si dhe Lufta e ftohtë që vijon si normalisht”.

“Ai ka manipuluar të gjithë botën duke thënë se nse nuk i vënë veshin do të nisë një luftë bërthamore, është vetëm një shantazh”.

Duke zbatuar me përpikmëri ato që ka mësuar nga librat e KGB qasja e Putin “përça e sundo” ka bërë që manipulimi tij të mos vihet re kollaj.

“Kjo është tashmë në ADN-në e tij,” thotë Aliia.

“Në akademinë e KGB ata të mësojnë si të jetosh këtë jetë të dyfishtë dhe të krijosh një imazh publik që njerëzit ta besojnë 100 përqind,” thotë ajo për The Sun.

“Ju i keni parë fotot e Putin duke ngarë kalin i zhveshur, apo duke u zhytur në fund të oqeanit, duke qëlluar me armë sikur të ishte një superhero. Është një markë e ngjashme me James Bond. Çdo rus kërkon të jetë si James Bond. Është një markë për t’u njohur”.

Aliia thotë se ka baba një hero të Luftës së Dytë Botërore që e kishte përgatitur për të qenë “e fortë si një ushtar”.

Në moshën 18 vjeçare ajo nisi akademinë e KGB ku lejoheshin vetëm bijtë e bijat e zyrtarëve të lartë komunistë, e njëjta shkollë nga ku Putin u diplomua në 1975.

Aty Aliia thotë se mësoi artin e joshjes, të influencimit e manipulimit, që njerëzit të bëjnë çdo që të di dëshiron.

“Manipulimi ka të bëjë me psikologjinë dhe programimin neuro-linguistik, mënyra sesi funksionon truri i njeriut, që shërbimet e inteligjencës e dinë fare mirë, të shoqëruara me teknikat seksuale”.

Por sipas saj gjërat morën një tjetër kthesë kur një zyrtar i lartë e përdhunoi dhe nisi të abuzonte me të.

“Nuk mund të thoja ‘jo’, ata mund të bënin çdo gjë,” thotë Aliia duke shtuar se pas refuzimeve e transferuan me shërbim në një rajon më të largët.

Pas një incidenti në një prej operacioneve kundër një grupi mafioz, ajo mundi të largohet nga Rusia dhe fillimisht u fsheh në vende të ndryshme si Turqi, Zvicër, Greqi, Francë e Itali.

Por pas vendosjes në Londer, Aliia nisi të shoqërohej me rrethet e larta madje duke u ftuar dhe një darka me anëtarë të familjes mbretëror e figura të modës.

Megjithse ajo vazhdon të jetojë një jetë luksi Aliia thotë se kërkon të ndihmojë rusët të kuptojnë manipulimin e zyrtarëve të tyre dhe atë që po ndodh në Ukrainë.

“Unë dua vetëm të shijoj jetën time. Jam kundër luftës dhe njerëzit duhet të kuptojnë atë që po ndodh vërtet në Ukrainë, kjo është për qëllime politike. Unë kam folur për këtë sepse jam rritur dhe trajnuar për të mbrojtur njerëzit”.

FOTO GALERI
5/6
Por pas vendosjes në Angli, Aliia nisi të shoqërohej me rrethet e larta madje duke u ftuar dhe një darka me anëtarë të familjes mbretëror e figura të modës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA