Në fshatin Fshaj të Komunës së Gjakovës, është zhvilluar gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë.

Hedhja nga lartësia prej 20 metrave është në edicionin e saj të 73-të dhe fitues u shpall Evald Kurniç, me prejardhje nga Tuzi.

“Siç e patë edhe vetë kërcimi nuk ishte aq i bukur siç e kanë pritur të gjithë për shkak të lodhjes dhe frymës. Nuk ishin shumë garues, është edhe më mirë për publikun të ketë çfarë të shohin, kanë qenë vetëm gjashtë garues.“- tha Evald Kurniç, fitues.

13 garues morën pjesë në dy disiplina kërcimi. Atë “Kërcim në këmbë” dhe “Kërcim dallëndyshe”.

Evald Kërniç u shpall fitues në garën “Kërcim dallëndyshe” Ai ishte kampion në fuqi i kësaj gare.

Ndërsa në disiplinën “Kërcim në këmbë”, u shpall Klemen Xhuxha.

Kjo sfidë sportive organizohet çdo vit nga Klubi i Kërcimeve “Gjakova” dhe Komuna e Gjakovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA