Eksperti i IT, Gent Progni i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tregoi se cilat profesione janë në rrezik që të zhduken nga Cha GPT.
Ai tha se profesioni që ka zëvendësuar është content creator dhe rrezikohet shumë dizajni.
Progni: Në fillim u shpik elektriciteti, kishim mediat globale që kishin vendosur disa antena rrugësh eedhe njerëzit vdisnin nëpër rrugë nga elektriciteti, është i dëmshëm, rrezik i madh, gjëra që nuk i kuptonim i kishim frikën. Kur doli interneti kemi pasur një titull të madh në 1995 në Daily Mail që thoshte interneti dështoi, shumë pak përdorues, sot e kemi internetin, gjithçka funksionon nëpërmjet tij dhe çdo biznes është i varur. E njëjta gjë po ndodh edhe me Inteligjencën Artificiale, nuk e kuptojmë dhe na duket shumë e madhe dhe shumë e frikshme, por realisht është një kompjuter që hiqet nga priza, nuk e mendoj kaq të rrezikshme situatën, sepse mund të hiqen kompjuterat nga priza dhe u fik, mund të jetë një rrobot që i jep komandën shut down dhe fiket. Janë pika që nuk janë të rrezikshme, nëse njerëzimi ecën në hapin e duhur, nëse e heqim fokusin nga kjo gjë mund të kthehet në problematikë. Edhe në Shqipëri e ka zëvendësuar punën e shumë profesionistëve. Content creator për webe që unë krijoj nuk kam nevojë më sepse unë e krijoj me 10 pyetje në Chat GDP, dizajni është në rrezik, por do të krijojë vende të reja pune sepse do të ketë njerëz që do duhet t’i rrinë mbi kokë, filozofinë s’i zëvendëson dot kurrë, filmat histori kurrë. Njerëzit janë gjithmonë një hap para, është një mundësi shumë e mirë për start up-et e reja të updatohen të marrin informacionet e duhura.
Top Channel