Leon Goretzka i premton besnikëri Bayern Munchen.
Mesfushori gjerman është pjesë e kampionëve bavarez prej vitit 2018, teksa ka edhe tri vite kontratë.
Shtypi gjerman ka theksuar gjatë kësaj periudhe se 28-vjeçari dëshiron të provojë një aventurë të re jashtë Bundesligës, por për të qetësuar tifozët ka menduar vetë lojtari.
Në një prononcim për Kicker, Goretzka, i cili është një titullar fiks në kombëtaren gjermane (53 ndeshje dhe 14 gola), theksoi se nuk do të largohet nga skuadra e Tuchel.
“A do të largohem nga Bayerni? Jo! Unë e dua këtë klub, e dashuroj qytetin dhe i dua tifozët”, theksoi shkurtimisht Goretzka, i cili ka fituar 13 trofe me rekordmenët e futbollit gjerman.
Mes tyre edhe Champions League në vitin 2020. Vit kur Bayerni mposhti 1-0 PSG-në në finalen e madhe falë golit të “ish”-it Kingsley Coman./ SuperSport
Top Channel