Administrimi i zgjedhjeve/ Celibashi: Duhet ndryshuar mënyra e organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore

24/07/2023 14:33

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka sjellë në vëmendje domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.

Ai tha se administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij.

Ilirjan Celibashi: Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domosdoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta. Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA