Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur lidhur me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë të cilat po mbahen sot.
Teksa u bëri thirrje të evitojnë deklarimet me përmbajtje elektorale, Celibashi tha se nuk është e nevojshme që kandidatët apo përfaqësuesit politikë të shkojnë nëpër qendra votimi.
Ai tha se procesi po shkon mirë dhe se nuk ka problematika më përdorimin e pajisjeve elektronike.
“Fotografimi i votës përben shkelje penale. Do ta adresojmë. Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. E kanë të ndaluar të bëjnë thirrje për t’u votuar. Nuk kanë asnjë arsye ligjore që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vëzhgojnë procesin e votimit. Aty janë vëzhguesit janë mediat. Kemi marrë njoftim që në Lekaj kishte grumbullim të personave të paautorizuar. Kjo tashmë është normalizuar. Komisionarët e QV-së duhet ta adresojnë këtë problematikë”- tha kryekomisioneri Celibashi.
Deri tani është shënuar vetëm një incident që ka të bëjë me fotografimin e votës nga një qytetar, ku është mbajtur një proces verbal. Vetëm pak momente më parë, si pasojë e temperaturave të larta, një operatori i ka rënë gjendje të fikti dhe është dërguar në spital.
Top Channel