Katër orë e gjysmë pas përfundimit të procesit të votimit, nis numërimi në KZAZ nr.43 të Rrogozhinës.

Vonesa u shkaktua për shkak të mungesës së numëruesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Qytetarët e Rrogozhinës iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit që prej orës 07:00 të mëngjesit, për të rizgjedhur kryetarin e Bashkisë.

Pjesëmarrja është më e lartë se më 14 maj, ku totali i pjesëmarrjes në votim ishte 32,02%, ndërsa kjo shifër u tejkalua sot që në orën 14:00.

Sipas KQZ-së, deri në orën 18:00 totali i pjesëmarrjes ishte 35.50%.

Vetëm një incident u shënua, ku një qytetar fotografoi votën, veprim i cili u mbajt me proces verbal. Gjatë  ditës si pasojë e temperaturave të larta, një operator ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos të ripërsëriteshin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm.

Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100. Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk u lejuan të votojnë sot për shkak të afateve kohore.

Kandidatët në garë janë po të njëjtët sin ë 14 maj, Edison Memollaj nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

FOTO GALERI
16/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA