Sanremo zbriti mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës, ku performuan për qytetarët dhe turistët këngëtarët yje të viteve 80-90.
Me mijëra spektatorë, mes tyre shumë turistë përjetuan momente magjike që dhuruan këta këngëtarë italianë.
Ata performuan në një skenë në Lungomare. Këngëtari Pupo vlerëson marrëdhënien midis dy vendeve Itali-Shqipëri dhe përzemërsisht falënderon mikpritjen e vlonjatëve.
Edhe këngëtarët si Marco Massini, Michele Zarilo, Mietta, etj janë surprizuar nga mikpritja e qytetarëve të Vlorës.
Kreu i bashkisë së Vlorës ka përshëndetur ketë spektakël që kanë dhuruar artistët italianë. Ndërkohë qytetarë Italianë që ndodhen në Vlorë kanë përshëndetur këngëtarët por kanë nxituar të bëjnë dhe foto. Spektakli ka vijuar deri pas mesnate.
Top Channel