Rrogozhina rivoton kryebashkiakun, në garë sërish Memolla e Hoxha/ Pjesëmarrje më e lartë se në 14 maj

23/07/2023 16:45

Qytetarët e Rrogozhinës do t’i drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të rizgjedhur kryetarin e Bashkisë.

32 mijë qytetarë do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes. Deri në orën 16:00 pjesëmarrja e raportuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është 32,47%, ndërkohë që ka edhe tri orë të tjera.

Më 14 maj totali i pjesëmarrjes në votime ishte 32,02%.

Deri tani është shënuar vetëm një incident që ka të bëjë me fotografimin e votës nga një qytetar, ku është mbajtur një proces verbal. Vetëm pak momente më parë, si pasojë e temperaturave të larta, një operatori i ka rënë gjendje të fikti dhe është dërguar në spital.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.

Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk do lejohen të votojnë për shkak të afateve kohore.

Kandidatët janë po të njëjtët, Edison Memollaj nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga “Bashkë Fitojmë”.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA