Foto Ilustruese

Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj, burrë dhe grua raportohet t’i ketë zënë korrenti në shtëpi dhe kanë ndërruar jetë.

Policia dhe ambulanca po nisen drejt banesës.

Dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar tokën kur kane rënë në kontakt me një kabllo elektrike në fshatin Resulaj të bashkisë së Selenicës. Viktimat janë Qerem Zykaj me bashkëshorten, përkatësisht 80 dhe 75 vjeç.

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA