Dy vëllezërit të cilët plagosën dje me armë zjarri kushëririn e tyre për çështje pronësie janë kapur nga policia.
Në pranga kanë rënë V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, banues në Shtiqen, të cilët bashkë me vëllanë tjetër të shpallur në kërkim, qëlluan me armë zjarri duke plagosur kushëririn e tyre, G.M.
Tre vëllezërit janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M. Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M.
Xh. M. Plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin G. M., si dhe kanosi shtetasin S. M.
Shtetasi i shpallur në kërkim A. M. dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M. Shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paremendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”
Top Channel