Dy drejtues automjetesh janë gjobitur nga policia rrugore për shpejtësi tej normave në tunelin e Krrabës,
Një automjet është konstatuar me shpejtësi 194 km/h dhe një me 230 km/h në tunelin e Krrabës, në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan.
Nisur nga rastet e shtuara të aksidenteve rrugore, policia ka apeluar për ulje të shpejtësisë në rrugë, e cila është shkaktare për vdekjet në rrugë.
Policia apelon drejtuesit të respektojnë rregullat duke mos drehtuar mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pasi lkooli mpin trurin dhe vret jetën.
E rëndësishme është vendosja e rripit të sigurimit dhe mos përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Policia thotë se në çdo aks rrugor dhe në qendrat urbane ka makina inteligjente dhe radarë automatikë.
“Përqendrohu në timon!Familja ka nevojë për ty! Policia qendron në rrugë për të të këshilluar dhe për të të ndihmuar. Qëllimi i vetëm i Policisë Rrugore, mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të përdoruesve të rrugës”-apelon policia.
Top Channel