Situata është përkeqësuar në pyllin me pisha të Peshtanit në Fier.

Edhe pse më herët u bë e mundur shuarja dhe vënia nën kontroll e dy vatrave të zjarrit në Peshtan, flakët kanë nisur të dalin sërish jashtë kontrollit.

Flakët të favorizuara edhe nga era, kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt fshatit Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë tërhequr për shkak të situatës së vështirë.

Flakët në pyllin me pisha në zonën e Cakranit janë me intensitet të lartë, ndërkohë që ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.

Një helikopter u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve, pas kërkesës së prefektit të qarkut Fier, Lefter Shehaj.

Deri më tani për zjarrvënien është vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha.

Top Channel