Ngacmoi seksualisht të renë, arrestohet 55 vjeçari/ I akuzuar edhe në 2020-ën kur punonte si inspektor tatimesh

23/07/2023 22:22

 Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është dërguar pa ndjenja një ditë më parë në spitalin e Pogradecit.

Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi  ajo ka deklaruar se ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës  nga shtetasi Arian Mema.  E reja vuan nga epilepsia dhe si pasojë e shqetësimit kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar panele diellore në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares, policia ka vënë në pranga 55 vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektorin privat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA