Ndërron jetë një shtetas turk në Skrapar, e zuri poshtë cisterna! Arrestohet drejtuesi i karrocerisë
23/07/2023 09:08
Një shtetas turk rreth 60 vjeç ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Skrapar.
Turkun O.A., 60 vjeç, e zuri poshtë cisterna e cila rrëshqiti nga karroceria, duke e lënë të vdekur në vend.
Për këtë rast u arrestua për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel