Çdo javë në urgjencën e spitalit të Lushnjës paraqiten banorë të zonave rurale me pickime nga merimanga e zezë.

Sipas mjekut toksikolog Eris Qose merimanga e njohur ndryshe edhe si vejusha e zezë me një helm të fuqishëm rrezikon çdo ditë fermerët.

Bëhet fjalë për pickime nga insekte shumë të rrezikshme, jetë rriskuese siç është vejusha e zezë, por edhe gjarpërinj”– shprehet Eris Qose, mjek toksikolog.

Temperaturat e larta e bëjnë agresive. Zona me më shumë raste është ajo e Divjakës.  Rreziku më i lartë është në orët e para të mëngjesit, orët ku dhe fermerët kryejnë punët e tyre në bujqësi.

Për fermerët këshilla që të bëjnë kujdes duke marrë masa me dorashka, çizme, dhe veshje me mëngë të gjata.

Mjeku bën thirrje që kushdo që sulmohet nga insekti të paraqitet menjëherë në spital pasi rreziku është shumë i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA