Mbyllet procesi i rivotimit në Rrogozhinë/ Kutitë do numërohen në gjimnazin “Haxhi Qehaj”! Më shumë votues se në 14 maj

23/07/2023 19:23

Procesi i rivotimit në bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar, ndërsa pritet nisja e numërimit të kutive.

Qytetarët e Rrogozhinës iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit që prej orës 07:00 të mëngjesit, për të rizgjedhur kryetarin e Bashkisë.

Pjesëmarrja është më e lartë se më 14 maj, ku totali i pjesëmarrjes në votime ishte 32,02%, ndërsa kjo shifër u tejkalua sot që në orën 14:00.

Sipas KQZ-së, deri në orën 18:00 totali i pjesëmarrjes ishte 35.50%.

Deri tani është shënuar vetëm një incident që ka të bëjë me fotografimin e votës nga një qytetar, ku është mbajtur një proces verbal. Si pasojë e temperaturave të larta, një operator ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital.

Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendos se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 Majit u shpall i pavlefshëm.

Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100. Ndryshe nga 14 maji, të burgosurit nuk u lejuan të votojnë për shkak të afateve kohore.

Kandidatët janë po të njëjtët, Edison Memollaj nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA