Një 64-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte atë me jetë.

Shtetasi Gj. Gj. në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar se do ta vriste.

Pas denoncimit nga bashkëshortja, policia ka shkuar menjëherë në banesën e 64-vjeçarit i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që ishte njoftuar policia.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56.  Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA