Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle si pjesëtari i një grupi kriminal është arrestuar në Vlorë.
Në pranga nga operacioni “Castellon” ka rënë D. H, alias D. H, alias D. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.
Ai u arrestua pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më 6 korrik të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë e spanjollë, ata merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtatnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.
Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Top Channel