Ishte në “radarin” e Milanit, sulmuesi holandez prezantohet në Angli

23/07/2023 15:35

Arnaut Danjuma ishte një nga objektivat e Milanit për sulmin, por kuqezinjtë nuk arritën akordin me Villarealin.

Spanjollët lejonin vetëm huazimin me detyrim blerjeje, opsion që u refuzua nga klubi italian.

Që më pas mbylli marrëveshjen me austriakët e Salzburgut dhe siguroi shërbimet e Noah Okafor. Ndërkohë që Danjuma është zyrtarizuar në Premier League. Tek Evertoni.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi nga Liverpooli ka prezantuar afrimin e holandezit me origjinë nigeriane. 26-vjeçari është huazuar nga Villareali.

“Zgjodha Evertonin prej tifozëve të mrekullueshëm që ka, trajnerit Sean Dyche dhe historisë së klubit”, deklaroi Danjuma pas firmës me klubin e ri.

Kjo do të jetë aventura e tretë angleze për të, pasi është aktivizuar më parë edhe me Tottenhamin dhe Bournemouth. “Xholi” ofensiv do të mbajë veshur fanellën me numër 10.

Danjuma, përforcimi i dytë për Evertonin pas “veteranit” Ashley Young, numëron 6 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Holandës. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA