![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/duka-papa_sd-800x450.jpg)
Armand Duka pritet nga Papa Françesku, presidenti i FSHF-së i dhuron fanellën e Kombëtares shqiptare
05/02 21:50
E ardhmja e Kylian Mbappe gjithmonë zgjon interesin e disa prej klubeve më gjigante.
Së fundmi me përfshirjen në “lojë” të klubeve nga Arabia Saudite merkato e kësaj vere ka qenë më e nxehta ndonjëherë.
Duke parë situatën e tensionuar të francezit te klubi i Paris Saint-Germain, Al-Hilal është hedhur në sulm pa humbur kohë.
Klubi saudit i ka bërë një ofertë zyrtare PSG-së, ndërsa nga mediet franceze raportohet se klubit parizien i janë ofruar 200 milionë euro për blerjen e kartonit të sulmuesit, ndërsa vetë Mbappe-së i është ofruar një pagë prej 400 milionë euro në sezon, shifër që do ta bënte atë lojtarin më të paguar ndonjëherë në historinë e futbollit./Supersport
Top Channel