Afrimi i radhës, Laçi siguron shërbimet e mbrojtësit të Shqipërisë U21

23/07/2023 17:01

Agan Mjaki është përforcimi i radhës për Laçin. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me mbrojtësin e Shqipërisë U21.

20-vjeçari i lindur në Holandë, aktivizohet në krahun e djathtë të prapavijës dhe vjen nga klubi i Groningenit.

Aty ku ka luajtur me skuadrën e të rinjve. Mjaki është vendosur nën urdhrat e trajnerit Stavri Nica, duke u aktivizuar në miqësoren ndaj Vorës.

Që u luajt në stadiumin e Laçit dhe përfundoi në barazim 0-0. Lojtari me origjinë nga Shkupi, u bë pjesë e Shqipërisë U21 në nëntorin e vitit të kaluar.

Dhe deri tani numëron 4 ndeshje me kuqezinjtë e Alban Bushit. Mjaki është përforcimi i gjashtë për klubin kurbinas.

Që më parë ka siguruar shërbimet e Ronald SobowaleLuis Paolo Silva JuniorOrgi CenaKhalil Taleb dhe Emanuil Guci.

Ndërkohë që portieri 18-vjeçar, Ortelio Biba, i cili ishte pjesë e ekipit të të rinjve, ka firmosur kontratën e parë (5-vjeçare) me bardhezinjtë. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA