Duke nisur nga 1 gushti i këtij vitit aplikimet për karta identiteti dhe pasaporta do të kryhen me kuponë të rinj.

Kuponët do të jenë të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat qytetarët do mund t’i gjejnë në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Në fund të këtij muaji, 31 korrik përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.

Prej 1 gushtit e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA