Tragjedia në liqen/ Babai me djemtë dhe nipin u mbytën duke shpëtuar njëri-tjetrin. Flasin banorët

22/07/2023 15:36

4 persona u mbytën të premten e një dite përvëluese korriku në liqenin e Banjës.

Ajo që nisi si argëtim për familjen Zogu, madje në kushte të vështira ekonomike ishte si shpëtim nga vapa, në fund të ditës rezultoi fatale për ta. Gazment Zogu së bashku me dy djemtë e tij 14 dhe 19 vjeç e nipin 20 vjeçar u mbytën në përpjekje për të shpëtuar njëri tjetrin.

Trupat e pajetë të katër pjesëtarëve të familjes Zogu janë gjetur pas 90 minutash kërkim nga polumbarët e RENEA-s me ndihmën e  banorëve të fshatit. Në vendngjarje tashmë kanë mbetur vetëm cigaret e baltosura të 46-vjeçarit.

“Tragjedi e paimagjinueshme. Nga ju e morëm vesh, e dëgjuam në televizor. U kyç një familje. Të gjithë të rinj. U futën djemtë të parët dhe pastaj i ati me nipin me rroba për ti ndihmuar”, tha një banor i fshatit.

Që në pamje të parë, vendi i tragjedisë duket qartë i rrezikshëm. Terreni është i baltosur e në brendësi të liqenit ka gropa të thella të rrezikshme.

“Liqeni nuk është për tu larë se ka lluca, humnera, çfarë s’ka. Ata nuk dinin dhe not. Po ishin futur për tu freskuar, nga pamundësia ekonomike shkuan këtu se të kishin srrinin. Por ky nuk është rasti i vetëm, ka pasur edhe të tjera. Shteti duhet të ndalojë larjen”, tha një tjetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA