Gerardo Martino është rikthyer të flasë për aventurën te Barcelona. Tekniku argjentinas drejtoi skuadrën katalanase në sezonin 2013/2014. Që u mbyll me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe plot kritika.
Në një prononcim për Catalunya Radio, 60-vjeçari nga Rosario theksoi se sezoni i kaluar në stolin e Barcelonës ishte më i vështiri në karrierën e tij.
“Nuk e kuptoja se çfarë do të thoshte të ishe trajneri i Barcelonës, diçka që e pagova me çmim të lartë. Ishte viti më i vështirë i karrierës sime. Nuk isha në dijeni të gjithçkaje që përfshinte ajo sfidë.
Nuk kam qenë kurrë futbollist i Barcelonës, kështu që përfundova duke paguar një çmim të lartë për papërvojën time”, kujton Tata Martino, i cili aktualisht drejton Inter Miamin në MLS.
Aty ku po shijoj aventurën e tretë si trajner me Leo Messin si futbollist. Në skuadër pritet të vijë edhe Andres Iniesta, për të cilin argjentinasi ka një vlerësim të jashtëzakonshëm.
Top Channel