Në orët e para të mëngjesit të së shtunën, kampioni I botës dhe ylli argjentinas Lionel Messi debutoi me skuadrën e tij të re Inter të Miamit në kampionatin amerikan
Mbi 20 mijë personat e pranishëm në stadium e pritën me kureshtje të madhe “Pleshtin” mes tyre edhe shumë personazhe të famshme të botës së sportit si fenomenin e NBA-së Lebron James apo një nga motrat kampione të tenisit amerikan Serena Williams.
‘Mbreti’ James dhe Messi u përshëndetën me njëri-tjetrin me një përqafim të gjatë para se skuadrat të hynin në fushë. As Kim Kardashian, e cila ka një djalë që është një adhurues i madh i Messit, nuk e ka humbur takimin.
Argjentinasi hyri në fushë në minutën e 55-të kur skuadra e tij udhëhiqte me rezultatin 0-1.
Në minutën e 65-të rezultati barazohet dhe kështu mbeti deri në kohën shtesë kur në goditjen e fundit standarte, Lionel Messi bën mrekullinë duke e dërguar topin në rrjetë për të mposhtur portën e Andrés Gudiño, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij të re Inter Miamit në Kupën e Ligës.
“E pashë golin, e dija se duhej të shënoja. Ishte loja e fundit e ndeshjes (para çdo penalltie, ed) dhe e desha”, tha shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe kampion bote me Argjentinën në një intervistë në fushë gjatë festimeve pas ndeshjes.
Top Channel