Katër persona janë nën hetim pasi kishin vendosur pa leje çadra dhe shezlongë në plazhin e Gjipesë.

Kjo është faza e katërt e operacionit për lirimin e plazheve publike dhe të mbrojtura. Policia e Dhërmiut dhe ajo e himarës sekuestruan 190 shezlongë dhe 95 çadra që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Nën hetim janë L. Z. banuese në Vlorë, Ll. Sh., banues në Himarë, B. Sh, banues në Himarë dhe G. S., banues ne Tiranë, pasi secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në përdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Operacionet e tjera janë kryer në në Himarë, Borsh e Ksamil.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, ndërsa operacioni “Plazh i lirë” vijon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA