“Dritarja e transferimeve është e hapur”/ Klopp: Nëse dita do kishte 28 orë, sërish do isha shumë i zënë

22/07/2023 16:22

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, bëri një pasqyrë të situatës për “The Reds” në podcast-in e tij.

Klopp theksoi se stërvitja është duke vazhduar intensivisht, ndërsa vijoi duke thënë se nëse dita do të kishte 28 orë ai sërish nuk do gjente një moment pushimi.

“Ka kaq shumë gjëra për të bërë, dritarja e transferimeve është e hapur. Nëse dita ime do të kishte 28 orë, nuk do të ishte problem për momentin, unë mund t’i plotësoja lehtësisht me stërvitjen dhe gjithçka tjetër”- deklaroi tekniku, raporton Supersport.

Ndërsa më tej gjermani u shpreh se para nisjes së sezznit janë edhe tre javë dhe gjatë kësaj periudhe priten afrime të reja.

“Kanë mbetur edhe tre javë e gjysmë deri në ndeshjen e parë të sezonit. Disa gjëra duhet të ndodhin para kësaj, sigurisht, edhe nga pikëpamja e tregut. Tani është e qartë dhe do të ndodhë. Duhet të hyjnë lojtarë të rinj, do të kemi një ekip të mirë”- tha Jurgen Klopp.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA