Bie në humnerë “Range Rover-i”, humb jetën një person dhe lëndohet një tjetër

22/07/2023 08:02
Foto ilustruese

Një tjetër aksident fatal i ka marrë jetën një personi mbrëmjen e djeshme në fshatin Fortuzaj.

Policia bën me dije se një mjet tip “Range Rover” ka rënë në humnerë, në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel