Barcelona, ashtu si dhe skudrat e tjera më të rëndësishme të Kontinentit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri teksa aktualisht blaugranasit e drejtuar nga trajneri Xavi Hernandez kanë fluturuar për në Amerikë ku në program janë disa miqësore.
Pikërisht nga Los Angelos, katalanasit prezantuan edhe goditjen e tretë të kësaj merkatoje pas Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez.
Fjala është për atë që konsiderohet si pasuesi i Sergio Busquets, Oriol Romeu. Mesfushori i ardhur nga Girona theksoi se përgatitet të nisë një nga sfidat më të mëdha në karrierën e tij ndërsa shtoi se është i lumtur të rikthehet në shtëpi duke qenë se është aktivizuar me spanjollët në sezonin 2010/2011.
“Dua të theksoj se në këtë fazë të karrierës kam shumë vetëbesim. Për mua Barcelona paraqet një sfidë shumë entuziaste, por njëkohësisht edhe më të rëndësishmen për mua. Besoj që transferimi te Barcelona vjen në momentin më të mirë, dua të arrij objektivat dhe të ndihmoj skuadrën jo vetëm si lojtar, por edhe si një person i rëndësishëm për grupin jashtë fushës. Emocionet dhe ndjesia janë të mrekullueshme. Pas shumë vitesh në klube të ndryshme, kam mundësinë të rikthehem në shtëpi dhe për mua nuk ka kënaqësi më të madhe”, u shpreh Romeu./ SuperSport
Top Channel