Një tjetër fenomen i padëgjuar është regjistruar në video dje në Johannesburg të Afrikës së Jugut kur një shpërthim i pakuptueshëm nga poshtë ka thyer asfaltin dhe lëshuar në ajër makina e njerëz.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin momentin kur shpërthimi i mistershëm në qendër të zonës së biznesit thyen asfaltin duke lëshuar në ajër furgona e taksi.
Shkaku i shpërthimi nëntokësor në rrugën Bree Street ende nuk dihet ndërsa zona është mbyllur për publikun për arsye sigurie.
Video tregon kalimtarët që vrapojnë në panik mes trotuareve ndërsa një nga automjetet bie në anën tjetër prej shpërthimit.
Disa persona duhej të shpëtoheshin nga makinat e tyre të bllokuara.
Më pas një çarje e thellë shihet në mesin e rrugës, si dhe një gropë e madhe e lënë nga plasja.
Robert Mulaudzi, zëdhënësi i emergjencave të Johannesburg tha se të paktën 11 njerëz ishin plagosur nga shpërthimi.
Disa ndërtesa pranë shpërthimit u përcaktuan për ristrukturim.
Kompania Egoli Gas që menaxhon linjat e gazit nën rrugë tha se shpërthimi mund të ishte rrjedhojë e rrjetit të tyre por nuk kanë zbuluar shenja rrjedhjeje.
Në një koment ata thanë: “Nuk ka gjasa që shpërthimi në Johannesbury CBD, Bree Street, të jetë shkaktuar nga rrjedhja. Shërbimet tona nuk kanë pikasur shtim apo humbje presioni dhe tubacionet janë të paprekura, furnizimi me gaz vazhdon i pandërprerë”.
Shkaku u ngjarjes së frikshme mbetet mister.
Top Channel