Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj i bëri thirrje edhe demokratëve të Rrogozhinës, që më 23 korrik, të votojnë për Edison Memollën.
Gjatë takimit përmbyllës të fushatës, Veliaj u shpreh se edhe demokrati më i flaktë nuk e merr më seriozisht Berishën dhe Ilir Metën.
“Po të ktheni kokën dhe të shihni vërdallë, nuk jemi të gjithë socialistë këtu. Na janë bashkuar edhe disa të tjerë që thonë: “O lali, ç’a gafe bona që e dhashë votën qorrazi. Ç’a gafe që mendova se Saliu do na pastrojë qytetin. Ç’a gafe që mendova se Ilir Meta do na vijë me rroba banjo nga pishina dhe do na bëjë mbjellje pemësh dhe ndriçim trotuaresh”. Fakti që sot shumë prej atyre që ndoshta nuk e morën seriozisht votën, madje ndoshta i kishim kundër, janë edhe sot në këtë tubim, ne si socialistë ju themi faleminderit. Se çdo njeri ka të drejtë të ketë mendim ndryshe, por çdo njeri ka dhe të drejtë të ndërrojë edhe mendim”, u shpreh ai.
Veliaj u shpreh se kandidati i opozitës është bërë barcaletë në Rrogozhinë, duke kandiduar për dy “non grata” si Saliu dhe Iliri.
“M’u kujtua Çimi, më shkruante mesazhe sot: “O lali tha, më ke bërë copë, gjithë Rrogozhina tregon barcaleta për mua”. I thashë: “Je bërë objekt barsoletash, ç’a të thotë vëllai jot”. Kur e ul veten burri dhe shkon kandidon për Sali Berishën dhe për Ilir Metën dhe e mbyll jetën me turp… Unë e kuptoj që Saliu është non grata, por është non grata origjinal, Ilir Meta është non grata, por është non grata origjinal. Kurse ky shkon dhe regjistrohet te lista e tyre. Njëri që do me u bërë non grata me dëshirë vetëm ky është. Në fakt, nuk është as i juaji, se nuk është as nga Rrogozhina. Se më thotë mua: “Aman mos më tall shumë se jam bërë barcaleta e Rrogozhinës”. Kështu që, ky Çimi, është si ata bixhozxhinjtë, që është i sëmurë në bixhoz dhe nuk e kupton që e ka formulën që të fitojë kazinoja, jo të fitojë robi”, tha Veliaj.
Top Channel