Veliaj jep lajmin e mirë: 300 të punësuar nga grupet vulnerabël në Bashkinë e Tiranës

21/07/2023 08:40

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, ka bërë të mundur punësimin në institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës të rreth 300 punonjësve, nga grupet vulnerabel.

Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Ne kemi një shtesë në kontributin e Bashkisë së Tiranës në projektin e bashkëfinancuar nga GIZ, për të ndihmuar shtresat në nevojë. Kemi hartuar një projekt, ku ne punësojmë 300 qytetarë nga komuniteti rom dhe egjiptian, kryesisht që vijnë nga situatë rruge. Unë besoj se mënyra më njerëzore për të menaxhuar njerëzit në situatë rruge është duke u thënë: Ne kemi qendër sociale për të ushqyer dhe për higjienën, ne kemi pedagogë dhe mentor për fëmijët, ne kemi disa paketa të bashkisë, por ne kemi edhe një vend pune për ju. Besoj sot që është rritur edhe paga minimale, na duhet të reflektojmë dhe shtesën e kontributit të Bashkisë në këtë projekt të GIZ për të punësuar këta 300 qytetarë që vijnë nga një shtresë vulnerabël”, tha Veliaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA