Një balenë gjigante që besohet se është e species Minke, është gjetur e ngordhur mbrëmë në plazhin St Mary, në Kent, në juglindje të Britanisë teksa ekspertët tashmë debatojnë mënyrën më të mirë për largimin e saj, pasi pamja “dekurajon turistët”.
Krijesa rreth 12 metra e gjatë ishte pikasur nga njerëzit që kur qëndronte e palëvizur në sipërfaqen e ujit pranë bregut, dhe aktualisht është e ngucur në baltën e rërës.
Si zakonisht në keto raste publikut i është thënë të qëndrojë larg prej rrezikut të shpërthimit të trupit nga gazrat, që ka shkaktuar plagosje në të shkuarën.
Dëshmitari Paul Crawford tha për rrjetin vendas KentOnline se i ndje i emocionuar kur pa kufomën madhore: “U ndjeva i përulur kur e pashë. Isha gjithashtu shumë i trishtuar, këto janë kafshë të bukura dhe të mrekullueshme”.
Një zëdhënës i rojës bregdetare vendore tha për incident : “Roja bregdetare e Romney Marsh po trajton një objekt madhor të gjetur në ujë dhe në brigjet e gjirit St Marys.”
“Objekti është konfirmuar se është një balenë e ngordhur”.
Hetime të mëtejshme po kryhen për të regjistruar statistikat e kafshës dhe mënyrat për largimin e saj nga plazhi.
Javën e kaluar një grup i madh balenash pilot ngecën në breg dhe vdiqën në ishujt Western Isles në veri të Britanisë.
Të paktën dhjetë prej tyre ishin ende të gjalla por u vendos t’i jepej fund jetës së tyre nga zyrtarët “për arsye mëshire”.
Balenat pilot njihen për lidhjet e tyre të forta shoqërore dhe kur një prej tyre është në vështirësi ose bllokohet, dhe pjesa tjetër e ndjek.
Top Channel