Bayer Leverksuen duket se ka pranuar ofertën e Aston Villa për Moussa Diaby.
Lojtari refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite për vazhdimin e karrierës së tij. Raportohet se “aspirinat” kanë pranuar ofertën prej 60 milionë eurosh të anglezëve për anësorin francez. 24-vjeçari do të firmosë një marrëveshje që do ta mbajë në premier league për 5 sezone. Parashikohet që vizitat mjekësorë dhe firma mbi kontratë të bëhen në 48 orët e ardhshme.
Trajneri i Atalantës Gianpiero Gasperini ndërhyn në merkaton e bergamaskëve. I pyetur nga mediat për një kalim të Hojlund të Manchester United, Gasperini u shpreh: Nuk jam shumë dijeni të situatës së lojtarit, por nëse klubi vendos ta largojë, nuk duhet ta bëjë këtë pa të paktën 90 milionë euro. Djajtë e kuq nga ana e tyre nuk kan hyrë ende në tratativa të avancuara me italianët pasi Atalanta kërkon minimalisht 70 milionë euro për danezin. Drejtuesit anglez janë të gatshëm të bëjnë një tjetër sforco financiare pas transferimit të Andre Onana nga Interi.
Top Channel