
23/02 23:03
Të paktën tre persona kanë humbur jetën nga sulmet me raketa në Ukrainë.
Në rajonin verior të Chernihiv, trupi i një gruaje është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm raketash. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, gurvernatori i rajonit tregonte se ndërtesa kishte humbur katin e saj të lartë dhe kishte dëmtime të rënda në katin e poshtëm.
Ndërkohë në rajonin lindor të Donetskut, dy persona kanë vdekur në granatimet në qytetin Kostiantynivka, rreth 14 milje nga Bakhmut.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të rajonit tha se viktimat ishin një çift i martuar rreth të 50-tave, raporton Sky News.
Top Channel