Rusia arreston ish-komandantin separatist të Donetsk, prej ‘kritikave ndaj Putin’ (fotot)

21/07/2023 19:02

Avokati i Igor Strelkov, ish-komandant separatist dhe nacionalist i njohur rus i lindjes së Ukrainës, tha sot se ai është arrestuar nga autoritetet për kritika ndaj presidentit.

Strelkov, i njohur gjithashtu si Girkin, arrestohet vetëm pak kohë pas rebelimit të shkurtër të ushtrisë mercenare ruse Wagner që fillimisht u konsiderua si një sfidë serioze ndaj pushtetit të Putin.

“Ai është arrestuar nga policia për ekstremizëm,” tha avokati i tij Alexander Molokhov për rrjetin AFP, çka konfirmohej dhe nga një mesazh i bashkëshortes së tij Miroslava Reginskaya në rrjetet sociale.

Molokhov shtonte se nuk kihste parë dokumente mbi arrestimin e Girkin dhe se ende po punonte për të siguruar një takim me klientin e tij.

52 vjçari ish-komandant ushtarak në Republikën Popullore të Donetsk ka qenë një nga figurat kryesore të rezistencës pro-Kremlin ndaj sulmeve të ushtrisë së Ukrainës në rajon prej viteve 2014.

Vitet e fundit Girkin ishte kthyer në një prej zërave më kritikë të Putin, përmënyrën e çuditshme sesi po zhvillohej ofensiva ruse në Ukrainë.

Në një prej postimeve të tij të fundit Girkin nxiste Putin t’i kalonte pushtetin një pasuesi.

“Vendi nuk mbijeton dot dhe me gjashtë vjet të tjera mediokriteti e paaftësie në pushtet,” shkruante Girkin në faqen e tij në Telegram ku ndiqet nga më shumë se 800,000 njerëz.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi janë vitin që vjen.

Në vitin 2022, ai ishte një nga tre të dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Holandë si bashkëpunëtor në rrëzimin e avionit të pasagjerëve të linjave Malaysia Airlines mbi Ukrainë në vitin 2014.

FOTO GALERI
1/3
Igor Strelkov, ish-komandant separatist dhe nacionalist i njohur rus i lindjes së Ukrainës, është arrestuar nga autoritetet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA