Disa pushues janë ankuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Dhërmi për ndotje akustike.

Pas ankesave, policia ka evidentuar dy beach bar-et me pronarë G. P. dhe J. I., në të cilat po gjenerohej muzikë shumë e lartë.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë në këto subjekte.

Ndaj dy pronarëve ka nisur procedimi penal, për veprën “Prishja e qetësisë publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA