SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 25 të pandehur të cilët akuzohen se merrnin ryshfet për të kthyer para afateve patentat e pezulluara të qytetarëve
Sipas SPAK, është provuar se këta 25 persona posedonin lejet e drejtimit të automjeteve të 16 qytetarëve të ndëshkuar me heqjen e patentave.
25 të akuzuarit për “shpërdorim detyre dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, i kanë marrë patentat e pezulluara nga kartoteka e Organii Administrativ Shtetëror para afatit.
Specialisti i administrimit të dokumentave dhe anëtar i Organit Administrativ Shtetëror Alkid Ndreu ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi nuk ka ruajtur patentat e bllokuara duke përfituar shuma të ndryshme monetare
Ndërsa Elio Picoku, me detyrë Shef Seksioni për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në policinë e Tiranës rezulton se ka qenë pika e fundit e kontaktit për qytetarët që kanë pasur lejen e drejtimit të pezulluar apo për personat që kanë qenë ndërmjetës për të marrë lejen e drejtimit nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Në këtë veprimtari të kundërligjshme janë përfshirë edhe punonjës të tjerë të policisë, zyrtarë dhe sekserë: Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Eduart Caka, Besiko Demaj (Zoto), Kujtim Xhaja, Revi Osmani, Enis Balla, Lidian Broshka, Oltjan Muçaj, Spiro Tore, Ilir Tafa, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Neritan Selmani, Vilson Zelia, Altin Koçi, Sefer Gianfrate, Evisjon Salku, Gerald Lusha, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Sotiraq Lamaj dhe Arian Lika.
Top Channel