23/11 20:33
Patrick Nonato ishte një ndër surprizat më të bukura të sezonit të fundit në Abissnet Superiore.
Sulmuesi brazilian ndihmoi me golat e tij Erzenin të qëndronte në elitën e futbollit shqiptar.
26-vjeçari realizoi 13 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i skuadrës nga Shijaku.
Nonato e ka mbyllur me Erzenin dhe është transferuar në Malin e Zi. Tek ekipi shqiptar i Deçiq, që ka rikthyer në bazë edhe Kristijan Vulajn.
Fantazisti shqiptar ishte pjesë e Vllaznisë edicionin e fundit, por nuk ia doli të linte gjurmë në Shkodër. Dhe tani rikthehet te Deçiq i Tuzit, që ka si objektiv fitimin e titullit kampion në Malin e Zi./ SuperSport
Top Channel