“Me shirit apo pa shirit në krah, kapiteni i Barcelonës jam unë”, mbrojtësi: Messit i uroj më të mirat

21/07/2023 12:55

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronaldo Araujo humbi një numër të lartë ndeshjesh sezonin e kaluar për shkak të problemeve fizike, megjithatë uruguajani shpreson që sezoni i ri të rezultojë fatsjellës për të.

24-vjeçari është pjesë e skuadrës së trajnerit Xavi Hernandez në turin amerikan aty ku spanjollët kanë në plan të luajnë disa ndeshje miqësore.

Nga Amerika, Araujo thekson se ndjehet lider dhe kapiten i katalanasve edhe nëse dikush tjetër mban shiritin në krah. Mbrojtësi ndër të tjera komentoi edhe transferimin e Lionel Messit te Inter Miami ndërsa u shpreh se Barcelonës i takon të luftojë edhe në Champions League.

“Unë e konsideroj veten një lider, një lojtar me shumë rëndësi për Barcelonën. Jam një lojtar me karakter dhe pak rëndësi ka nëse e mbaj apo jo shiritin e kapitenit, unë ndjehem kapiten. Jam një lider i lindur dhe kështu do të vazhdoj, unë ia kam bërë të qartë të gjithëve se dua të mbetem pjesë e Barçës.

Championsi? Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, të jemi të përulur dhe të dijmë se nga vijmë. Por, sigurisht që do ta tentojmë Championsin, është objektivi më madhor i sezonit.

Messi? Nuk munda ta shihja prezantimin e tij te Inter Miami, normalisht do të doja që ai të rikthehej te Barcelona. Por, shkoi në një klub të madh, është i lumtur dhe është bashkë me familjen e tij. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i uroj më të mirën”, u shpreh Araujo./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA