Refik Halili është shumë i lumtur për kualifikimin e Tiranës.
Njësoj si gjithë tifozët bardheblu. Presidenti i 26 herë kampionëve të Shqipërisë, foli pas fitores 1-2 kundër Dinamo Batumit.
Duke i falënderuar të gjithë për këtë sukses. Tani vjen Besiktasi, dhe Halili fton tifozët që të mbështetin sa më shumë skuadrën e Orges Shehit.
“Jam shumë i lumtur. Falënderoj skuadrën pa përjashtim, trajnerin Shehi, stafin, të gjithë. I falënderoj shumë tifozët, i përshëndes nga larg.
Uroj që të na mbështesin akoma dhe më tepër edhe në ndeshjen e ardhshme. Ky është një sukses i madh për mua dhe për të gjithë ne.
Tirana? Kemi bërë një skuadër të re. Lojtarët treguan se kanë vlera, kanë eksperiencë dhe bënë çdo gjë që u kërkoi trajneri, diçka që e kam vënë re me shumë kureshtje.
Besim më ka dhënë stafi dhe lojtarët, të cilët më kishin thënë se kemi një grup të mirë e do të bëjmë maksimumin për ta kaluar këtë tur“, deklaroi kreu i klubit kryeqytetas./ SuperSport
Top Channel