Ndryshe nga fund korriku i viteve të shkuara, ku qytetarët e Kosovës hyjnë në Shqipëri, këtë herë në pikën kufitare në Vërmicë, fluksi i qytetarëve që presin janë ata që duan të hyjnë në Kosovë.
Arsyet pse ka fluks më të shtuar në pikën kufitare në Vërmicë, për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë, është se emigrantët janë duke e shfrytëzua Shqipërinë më shumë se Serbinë si herët e kaluara.
Mëngjesi i së premtes ishte i qetë sa i përket numrit të makinave që shfrytëzuan këtë pikë kufitare, derisa u rrit nga mesdita.
Policia e Kosovës për të menaxhuar fluksin në pikën kufitare në Vërmicë, ka vënë në funksion katër korsi për makinat me targat e vendeve perëndimore dhe ka ndarë një të veçantë për makinat me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, marrë parasysh marrëveshjen mes të dyja vendeve për kalimin e kufirit pa kontroll shtesë.
Qytetarët që kaluan përmes pikës kufitare, janë kryesisht emigrantë që vijnë për pushime në Kosovë dhe shprehen që pritjet ishin të shkurtra.
“Prej pas luftës vetëm nëpër Shqipëri dhe me aeroplan, nuk kemi pas telashe sepse e zgjedhim kohën kur të udhëtojmë, herët në mëngjes ose edhe në ditë të javës”, ka thënë emigranti Neki Rama.
“Nuk ka pasur kolonë, ishte gjithçka hapur, kemi ardhur nga Mali i Zi sepse nuk kalojmë nëpër Serbi”, shprehet një emigrant tjetër i quajtur Adonis Krasniqi.
Gjatë ditës edhe ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla vizitoi pikën kufitare me Shqipërinë, kjo pasi një ditë më herët pritjet ishin tejet të gjata.
Gjatë se enjtes përmes pikës kufitare në Vërmicë në Kosovë kanë hyrë 12 mijë vetura e 32 mijë qytetarë.
Për shkak të fundjavës ku pritet fluks më i madh i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë, planifikohet të shtohen koristë për kalim kufitar.
Fluksi pritet të rritet dy ditët e ardhshme edhe nga ana shqiptare e kufirit, meqë qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë këtë pikë për të shkuar në Shqipëri për pushime.
Top Channel