Leo Messi, i cili u transferua në skuadrën e Major League Soccer, Inter Miami, nuk do të luajë në stadiume që kanë terren sintetik.
Informacionet po përcillen nga “Sportico”, ku thuhet se kjo është një nga klauzolat që kampioni i botës ka në kontratën që ka nënshkruar me klubin me qendër në Florida.
Sipas të njëjtit burim, sulmuesi 36-vjeçar e ka të qartë se bari sintetik shkakton më shumë dëmtime sesa bari natyral.
Aktualisht, gjashtë ekipe të MLS kanë terren sintetik. Një prej tyre është Atlanta United, e cila nuk ka në plan të kalojë në bar natyral.
“Mund ta pyesni Tata Martinon, ai është i njohur me cilësinë e terrenit tonë. Ai mund t’u shpjegojë lojtarëve të tij se është e sigurt të luash në stadiumin tonë”, komentoi Garth Lagerwey, president dhe CEO i Atlanta United, cituar nga “Sportico”./SuperSport
Top Channel