Katastrofë humanitare/ Drithërat e shkatërruara nga sulmet ruse “mjaftueshëm për të ushqyer 270 mijë njerëz për një vit”

21/07/2023 18:39

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar, Barbara Woodward ka deklaruar se sasia e grurit të shkatërruar nga sulmet ruse në portet e Ukrainës ishte e mjaftueshme për të ushqyer 270 mijë njerëz për një vit.

Gjatë fjalës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Woodward tha se Rusia ka shkatërruar pajisjet e dokut, duke e bërë më të vështirë ngarkimin e grurit në anije – dhe madje “ka djegur ushqime në breg të detit dhe ka bërë kërcënime për vrasjen e marinarëve civilë”.

“Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për këto akte ndëshkuese,” shtoi Woodward.

Delegatja i cilësoi “të ashtuquajturat” arsyet e Rusisë për daljen nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi si “të pakuptimta” dhe tha se Ukraina nuk kishte bërë kërkesa të tilla.

Ajo nuk dëshiron asgjë më shumë se të bëjë ushqimin e saj të disponueshëm për botën,” i tha Woodward këshillit në Nju Jork.

Deri në 24 milion ton ushqim ukrainas mund të mos arrijnë tani në tregjet botërore si rezultat i veprimeve të Moskës, tha Woodward, duke shtuar se veprimet e saj kishin “rritur tashmë çmimet, me ndikim të menjëhershëm te njerëzit më të varfër dhe më të uritur në botë”.

“Kërkesat e fundit të Rusisë janë të barabarta me mbajtjen peng të të uriturve në botë”, shtoi ajo, duke thënë: “Ushqimi nuk është një armë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA