“Ishin lidhur në karrige”, natë makthi për portierin e PSG! Donnarumma sulmohet dhe grabitet në shtëpi

21/07/2023 10:08

Natë makthi për Gianluigi Donnarumma!

Portieri i kombëtares italiane dhe Paris Saint-Germain është viktimë e një grabitjeje në banesën e tij në Paris, që ndodhet në lagjen e tetë të kryeqytetit francez.

Me të në shtëpi ka qenë edhe partnerja e tij Alessia Elefante. Sipas disa thashethemeve, çifti është lidhur në një karrige nga hajdutët”, për të vjedhur në shtëpi.

Hajdutët kane vjedhur sende rreth 500 mijë euro. Brigada për Represionin e Banditizmit (BRB) e policisë gjyqësore të Parisit ka hapur tashmë një hetim për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA