GJKKO i ka konfiskuar pasuritë 47-vjeçarit nga Vlora, Viktor Shorajt, pasi dyshohet se janë krijuar nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke konfiskuar dhe kaluar në favor të shtetit pasuritë e Viktor Shorajt dhe personave të lidhur me të.

Apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

Apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sip ndertimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

Njësia dyqan me sip ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana.

Apartament me sip 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

Apartament me me sip. 54.50 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të shtetasit Naim Toro.

Pasurinë e llojit “ndërtesë”, me sip. 134 m2, Lagja “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit N. Toro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA