Mjeku i Spitalit të Lezhës ka deklaruar se 12 pushuesit nga Kosova që u helmuan ditën e djeshme në Shëngjin janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Mjeku sqaron se atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe pas trajtimit, janë larguar nga spitali.
“Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga një hotel të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, pro pa të vjella. Me parametra të mirë përvecc një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë janë marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore. Pasi i ështq dhënë ndihma, të gjithë janë përmirësuar dhe në përgjithësi analizat kanë dalë mirë. Aktualisht nuk ka të shtruar në spital, pasi kanë marrë ndihmën janë larguar nga urgjenca.”-shpjegon mjeku.
Sipas AKU në Lezhë, nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë por ndërkohe mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta.
Top Channel