Foto Ilustruese

Tre persona kanë goditur me grushte shefin e policisë bashkiake në Bulqizë.

Ata janë konfliktuar në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA